Kush ishte personi i cili mbeti i lënduar nga plaçkitja në “Kosovën A”
Të shtunën rreth orës 18:11, dy persona të armatosur kanë plaçkitur termocentralin ‘Kosova A’ në Obiliq.
Pas sulmit Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfirmuar se termocentrali “Kosova A” është plaçkitur dhe si pasojë një person ka mbetur i lënduar .
Ndërsa FaktePlus ka kontaktuar me zëdhënësin e KEK-ut Skender Bucollin i cili ka thënë se nuk është sulmuar ndojnë punonjës i KEK-ut, por personi i cili kishte mbeturi i lënduar është punonjës në kompaninë e cila bënë furnizimin me thëngjill “Kosova Thëngjill”.
Bucolli gjithashtu ka thënë se sipas informatave që ka, personi është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po konfirmojmë se nje grabitje ka ndodhur mbrëmë në Kosovën a, ku një ponëtorë ka mbetur i lënduar pasi që i njëjti është sulmuar edhe fizikisht por detaje më të hollësishme nuk mund të japim pasi që organet e rendit janë duke u marrë me rastin” ka thënë për FaktePlus zëdhënësi i KEK-ut Skender Bucolli.
Ai më tej ka thënë se pas informacioneve që ka, gjendja e pacientit është më e mirë por personi i sulmuar nuk është punëtorë i Korporatës Energjetike të Kosovës por është punëtorë i Kosova thëngjillit
“Po tani desha të marrë në telefon punëtorin i cili është sulmuar gjatë natës së mbrëmshme por më treguan që personi i cili është sulmuar mbrëmë është punëtorë i kompanisë “Kosova Thëngjillit”, dhe jo punëtor i KEK-ut, por ajo çfarë arrita të kuptoj është se gjendja e personit është e mirë” ka thënë më Skënder Bucolli.