Kush i vrojtoi veteranët protestues nga kati i epërm i ndërtesës së Kuvendit?
Disa persona janë parë në katin më të lartë të ndërtesës së Kuvendit, duke e ndjekur protestësn e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po zhvillohej në oborrin e objektit, paraditën e së hënës.
Nuk dihet saktë nëse ishin zyrtarë të Kuvendit apo Presidencës që gjendet në këtë ndërtesë, por të paktën sipas gazetarit, Astrit Gashi, që i ka postuar fotografitë e këtyre soditësve, njëri nga ta është polic.
Në këto fotografi, ku herë shihen katër e herë dy persona, bie në sy një grua me një kanatiere, veshje kjo jo e zakonshme për institucionin ku gjendet.