Kush i këshillon Thaçin dhe Lushtakun?
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i shoqëruar nga kryetari i Degës së PDK-së në Skënderaj Sami Lushtaku, kanë vizituar Fazli Veselin babain e kryekuvendarit Kadri Veseli.
Lushtaku ka thënë se gjatë viteve të ilegales kanë kërkuar strehim në shumë shtëpia, e një ndër njerëzit që ju ka dal në ndihmë ka qenë edhe Fazli Veseli.
“Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli”, tha ai.
Tutje Lushtaku tha se ai edhe presidenti Thaçi vazhdimisht marrin këshilla prej tij për zhvillimin e vendit.
“Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyer, qëndron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza”, tha Lushtaku.