Kush i ka pagat më të larta në Zvicër
Duke marrë parasysh mbi 9.400 vende pune, “Lohnbuch Schweiz 2019” ka përpiluar listën e profesioneve më shumë të paguara dhe më pak të paguara në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Gjithsesi kjo është një pasqyrë sa më reale, duke marrë parasysh që shpesh herë pagat janë mister në Zvicër, shkruan “The Local”.
Sipas këtij raporti, zyrtarët kryesorë financiarë të cilët janë të ri në pozitë kanë një rrogë prej 14,000 franga zvicerane (12,460 €) në muaj.
Ndërkohë, një profesionist i IT me kualifikime zvicerane mund të presë të fitojë 4,615 franga në muaj – një shumë që rritet në 6,669 franga për njerëzit në këtë grup me diplomë master, përcjell tutje albinfo.ch.
Për policinë në kantonin e Cyrihut, paga e listuar në “Lohnbuch Schweiz” është 5.594 franga në muaj dhe për inspektorët e lartë të biletave në trenat zviceranë, shifra është 4.969 franga.
Fermerët me kualifikim profesional kanë një pagë të listuar prej 4,500 franga dhe mësuesit e shkollave fillore në Cyrih kanë pagat e tyre mujore të listuara në 7,016 franga në muaj.