Kush është Vesel Krasniqi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti
Tashmë kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti sot paraqiti emrat e kabinetit qeveritar, si ata për ministra dhe zv/kryeministra nga qeveria LDK-AAK-Nisma-Lista Serbe.
Në listën e kabinetit qeveritar është edhe një emër që pak njihet për publikun kosovar, më saktësisht Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate.
Krasniqi tani është ministër të Tregtisë dhe Industrisë, dikaster ky që në qeverinë e fundit funksionoi në kuadër të MEPTINIS-it, raporton FaktePlus.
Por kush është Vesel Krasniqi?
Vesel Krasniqi u lind më 03.03.1973 në Banjë të Malishevës.
Prej dt:01.09.2000-01.09.2001 ishte zyrtar i Turizmit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës.
Që nga 01.06.2003-09.11.2005 ishte shef i Inspektoriatit në Drejtorinë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës.
Prej dt 09.11.2005-21.01.2008 ishte shef i Thesarit në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Malishevës.
Nga dt:21.01.2008-29.09.2017 ishte drejtor për Ekonomi,Buxhet dhe Financa në Komunën e Malishevës.
Në Qeverinë Haradinaj, Krasniqi ishte Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Krasniqi ishte kandidat për deputet nga radhët e Nismës në zgjedhjet e fundit, por që nuk arriti t’ia dalë.