Kush është tradhtar dhe patriot sipas Shkumbin Istrefit
Aktori Shkumbin Istrefi është shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe aty ai shpalos mendimet e veta për shumë tema.
Pasi këto ditë u bë temë virale emërtimi tradhtar dhe patriot, edhe Istrefi e ka një mendim për këtë.
Ky është postimi i plotë;
Me e quajtë dikë tradhtar është shumë e lehtë, mirëpo edhe tradhtia (si proces) është relative, është paksa me e komplikuar se bardh e zi.
Tradhtia është devijim nga linja e dakorduar, e promovuar, e proklamuar që qon drejt një qëllimi.
Mirëpo shpesh ka ndodhur që disa rrugë dërgojnë në një qellim te njëjtë, disa ma shkurt, disa ma gjate, disa me shpejt e disa me ngadalë.
Sipas meje, tradhtari duhet të definohet pas një periudhe kohore historike dhe jo përgjatë rrugëtimit.
Prej këndvështrimit të sotit, mund të flasim dhe analizojmë p.sh. rrugëtimet e parisë sonë rreth 1912.
Ndoshta shume heronj mund te na dalin, nëse jo tradhtare, atëherë se paku naiv, te paafte politikisht, etj.
Vetëm komunizmi i ka etiketuar tradhtarët ende pa përfunduar rrugëtimi, sepse s’ka pasur qellim si duket. /FaktePlus