Kush është Ramë Likaj, ministri i ri i Arsimit nga AAK-ja
Në Kuvendin e Kosovës sapo është votuar Qeveria e re.
Ajo do të kryesohet nga Avdullah Hoti kryeministër nga radhët e LDK-së, ndërsa kabineti i tij do të përbëhet prej ministrave nga partitë e koalicionit qeveritar, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe, raporton FaktePlus.
Hoti ka prezantuar edhe kabinetin qeveritar prej katër zëvendëskryeministrave dhe 16 ministrave.
Njëri prej të emëruarve ka qenë pak aktiv në skenën politike dhe ai është edhe Ramë Likaj, ministri i Arsimit nga radhët e AAK-së.
Por kush është Ramë Likaj?
Ramë Likaj është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin e Prishtinës që nga viti 1994, ku ligjëron disa lëndë në nivelet bachelor dhe master.
Ramë Likaj në Qeverinë Haradinaj ishte këshilltar i kryeministrit për çështje të arsimit.
Gjatë viteve 2015-2017 ishte këshilltar i Ministrit të Arsimit të asaj kohe, Arsim Bajramit të PDK-së, duke kryer punë vullnetare.
Në vitet 2015-2016 ishte edhe Kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Nga vitet 2016-2019 ishte edhe profesor në Kolegjin FAMA.
Nga viti 2013 është edhe ekspert për sigurimin e cilësisë dhe akreditim në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve.