Kush është Qerim Kelmendi që u vra dhe u dogj sot në Pejë, ky është profili i tij
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës është gjetur i vdekur, Qerim Kelmendi, trupi i të cilit dyshohet se më pas edhe është djegur. Familjarë dhe të afërm të Qerim Kelmendit kanë drejtuar gishtin nga shërbimet sekrete serbe, ndërkohë vëllai i të ndjerit, Ibrahim Kelmendi, pasi është gjetur i vdekur vëllai ka shkruar “festoni Rugovistë”.
Por kush ishte në të vërtetë Qerim Kelmendi.
Bashkë me vëllain e tij Ibrahim Klemendin ishte një ndër themeluesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës që më pas ishte shndërruar në Ushtri Çlirimtare të Kosovës.
Siç shkruhet në revistën DITA të shkurtit 2013, Qerim Kelmendi gjatë kohës sa kishte shërbyer në LPK ishte njohur me nofkën “Shpirtmadhi”, ndërkohë në gjatë shërbimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte njohur me nofkën “Dema”.
Gjatë viteve të 90-ta kishte jetuar në Shqipëri me mision për krijimin grupeve të rezistencës së Kosovës dhe UÇK’së deri në vitin 1999 kur edhe kishte përfunduar lufta.
Qerim Kelmendi ishte plagosur në vitin 1996 gjatë një përplasje me forcat serbe.
Ai madje ishte edhe një prej emrave që përfolej për organizimin e vrasjeve të pasluftës në Kosovë.
Kështu kishte thënë në një intervistë në Klan Kosova dëshmitari i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti.
Ai kishte akuzuar Qerimin bashkë me vëllain Ibrahim Kelmendin se kanë dhënë urdhër për vrasjen e deputetit të LDK’së Smajl Hajdarjat dhe kolonelit Tahir Zemaj.
Këto akuza Qerimi i kishte përqeshur duke i cilësuar si një telenovelë.
“Telenovela që po tjerët qe 10 vite ! E paska zbulue Makinën ne Avull !”, kishte thënë Qerim Kelmendi në vitin 2018.
Në profilin e tij në ‘facebook’, Qerim Kelmendi është marrë në mënyrë aktive me ngjarjet e viteve 90-ta, UDB-ën, vrasjen e Ilir Konushevcit, familjen Haklaj nga Tropoja .
S’fundi Qerim Kelmendi i kishte dalë në mborjtje Nasim Haradinajt pas akuzave të këtij të fundit ndaj Ibrahim Rugovës për tradhti.
Kelmendi ishte vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale me postime kundër figurës së Ibrahim Rugovës. Ai shpesh postonte video të takimeve Rugova -Millosheviq