Kush është i ftuari i radhës nga Specialja
Dhomat e Specializuara me seli në Hagë po vazhdojnë dërgimin e ftesave për ish-luftëtarët e UÇK-së.
Ish-luftëtari i fundit që sot ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, është Nuhi Krasniqi nga Malisheva, përcjell FaktePlus.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, përmes një postimi ne profilin e tij në Facebook.
Gucati, ka thënë se Krasniqi sikurse edhe të gjithë lufëttarët e tjerë do të dalë i pastër.
Postimi i tij i plotë: