Kush është “Garda Vullnetare Shqiptare” që Kurti po thotë se e kërcënoi?
“Garda Vullnetare Shqiptare” quhet organizata fantazmë dhe e padëgjuar ndonjëherë deri më tani në Kosovë, e të cilën dje e zbuloi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku tha se është kërcënuar prej saj.
Kjo organizatë apo grup i njerëzve, kryeministri në detyrë Kurti po thotë se kanë kërcënuar dhe me interpretimet e tij e ka quajtur kërcënimin e paralajmërimin e këtij grupi “kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese”.
“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, shkruhet në statusin e kryeministrit Kurti.
Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu i cili tha se ky kërcenim është publikuar në rrjetin social Facebook.
Njëjtë sikurse Kryeziu tha edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tha se kërcënimi ka ardhur nga rrjeti social Facebook dhe tani po zhvillohen hetimet.
Shefi i Policisë ka treguar se për këtë çështje kanë kontaktuar edhe me zyrtarët e rrjetit social Facebook.
Kujtojmë se kjo organizatë apo grup personash nuk dihet se kush janë dhe se çfarë është shpikur tani nga personat që qëndrojnë prapa saj, mirëpo vlen të përmendet se kjo është dëgjuar për herë të parë dje.