Kush është Fridon Lala, zv/ministri i ri në Qeverinë në detyrë
Fridon Lala, nënkryetar dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës të cilën e humbi, është zv/ministri i ri i më Ministrinë e Zhvillimit Rajonal të Kosovës, shkruan FaktePlus.
Lala, i cili vjen nga radhët e komunitetit egjiptian, erdhi në këtë detyrë në vend të Bahrim Shabanit, i cili u shkarkua sot nga kryeministri në largim, pa ndonjë arsye deri më tani.
Por kush është Fridon Lala
Pak dihet për zv/ministrin e ri, Fridon Lala.
Lala u kthye nga Hungaria në Kosovë pas tri vjetësh qëndrim, për t’i hyrë garës për deputet në Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës.
Atëherë pati thënë se kësaj gare i hyri me synim që ta ndryshonte gjendjen e komunitetit të tij, pas nivelit të lartë të varfërisë dhe ikjes së të rinjve, raporton FaktePlus.
Sipas të dhënave që i ka në profilet në ‘Facebook’ dhe ‘Linkedin’, Lala ka studiuar për Politika Publike në Universitetin e Evropës Qendrore. Aty kishte punuar edhe si asistent hulumtimesh në një kohë.
Një kohë ka punuar edhe në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ka qenë edhe deputet në Parlamentin e të Rinjve të Kosovës./FaktePlus