Kurti: Vdekja ra nga qielli, më 11 shtator 2011
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave të 11 shatorit të vitit 2011.
Kurti tha se 18 vite më parë, respektivisht më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli.
“Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën. Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur”, ka thënë lideri i Vetëvendosjes.
Në këtë rast, Kurti tha se i është mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan, ndërsa shprehu vendosmërinë e Kosovës për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve.