Kurti uron 28 Shtatorin – ditën e Boshnjakëve të Kosovës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook ka shfrytëzuar rastin që ta uroj 28 Shtatorin, ditën e Boshnjakëve të Kosovës.
Sipas tij, populli boshnjak është paqedashës dhe punëtor, që e ka ndarë fatin e përbashkët me popullin shqiptar në këto anë, duke mbijetuar gjenocidin dhe arritur lirinë.
“Boshnjakët në Kosovë janë pjesë e rëndësishme e rindërtimit dhe zhvillimit të shoqërisë sonë të bazuar në barazi, drejtësi dhe të drejta të njeriut. Dëshiroj që edhe më tej të kultivojmë vlera të përbashkëta. Le të mos e harrojmë historinë dhe të kaluarën, të ecim bashkë përpara për ardhmëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse”.