Kurti: Ukshin Hoti është, Qeveria mungon
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti e ka përkujtuar 20-vjetorin e rrëmbimit të Ukshin Hotit.
Ai thotë se vendit i mungojnë tiparet intelektuale të tij, kurse për qeverinë Kurti thotë se kurrë nuk ka qenë e dobët për kah cilësia e saj, dhe kjo është arsye pse këtij vendi i mungon një politikan intelektual si ai.
“Sa më shumë që kalojnë vitet aq më shumë na mungon Ukshin Hoti. Na mungon secili tipar i tij: na mungon Ukshin Hoti si politikan intelektual e veprimtar patriot, na mungon Ukshin Hoti si diplomat i kulturuar e profesor shkencëtar, na mungon Ukshin Hoti si tribun prijës e busullë etike”, ka shkruar Kurti.
Ndër të tjera, Kurti e përshkruan Ukshin Hoti si një person të pandalshëm që e ka dashur shtetin, lirinë dhe demokracinë.
Ndërsa për librat e tij të cilët i ka lënë pas thotë se mungon leximi i tyre nga qeveritarët.
“Ukshin Hoti e ka dashur shtetin si republikë, popullin si kryengritje, lirinë si zhvillim dhe demokracinë si mënyrë. Nuk i mori asgjë vendit tonë, i dha krejt çka pati, bëri krejt çfarë mundi. Ai thoshte çka mendonte dhe bënte çka thoshte.
Tri herë i burgosur politik. Nuk ndalej. Ai jetoj për neve. Tre librat do t’i jetojnë edhe pas neve.Te “Filozofia politike e çështjes shqiptare”, “Lufta e ftohtë dhe detanti” si dhe “Bisedë përmes hekurash” ku kemi përgjigjet e Ukshin Hotit në 13 pyetjet e Ismail Kadaresë, e gjejmë orientimin e duhur për të ardhmen dhe shpjegimin e nevojshëm për veten tonë.Librat e Bacës Ukë janë. Leximi i tyre nga pushtetarët mungon. Ukshin Hoti është, qeveria mungon”,ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.
Më poshtë statusi i tij i plotë: