Kurti u drejtohet gazetarëve si “punonjës të mediave” para delegacionit amerikanë
Në Kosovë po qëndrojnë për vizitë Ndihmës-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, si dhe Zëvendësndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Ndihmës-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried së bashku me Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, gjatë vizitës së tyre zhvilluan takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit me zyrtarët amerikanë, që të dy krerët e shtetit mbajtën konferencë për media.
Por, në konferencën që mbajti kryeministri Albin Kurti me Ndihmës-sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ai gazetarëve iu si punonjës të mediave, raporton Demorkacia.com.
“Të nderuar punonjës të mediave, të dashur qytetarë, e nderuara Ndihmës-sekretare e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, zonja Donfried”, ishte fjala hyrëse e kryeministrit Kurti në konferencën që mbajti pas takimit me zyrtarët amerikanë.
Vlen të theksohet se Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij për Kosovën e ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj gazetarëve, respektivisht për kërcënimet që zyrtarët qeveritarë ia kanë bërë gazetarëve.