Kurti u dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga qeveria e Kosovës, shkruan lajmi.net.
“Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë”, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.