Kurti tregon se kush janë ushtruesit e detyrës në KEK, Telekom dhe Infrakos
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Luigj Ymeri, Burbuqe Hana dhe Xhevat Ramosaj janë ushtures detyre kryeshefa të rinj në KEK, Telekom të Kosovës dhe Infrakos.
“Bordet e përkohshme përkatëse shkarkuan z. Nijazi Thaçi, z. Bedri Istrefi dhe z. Agron Thaçi”.
“Do të vazhdojmë ta ndalim gjakderdhjen financiare drejt mirëqeverisjes ekonomike”.
“Kemi premtuar rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe ky është vetëm hapi i parë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.