Kurti thotë se nuk do t’ia zgjasë më dorën as ministrave as zv-kryeministrave
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar para mediave lidhur me vendimet e marra në mbledhjen e Qeverisë lidhur me situatën e koronavirusit.
Ndër të tjerash ai përmendi të gjitha vendimet një nga një, ku tha se tash ë tutje nuk do t’ua zgjasë dorën as ministrave as zv/kryeministrave.
“Kjo s’ka të bëjë me koalicionin, por me koronavirusin”, tha Kurti.
Tutje ai shtoi se prej sot duke filluar nga kopshtet e deri tek universitetet do të ndërpritet mësimi deri më 27 mars 2020.
“Kjo çështje është e rëndësishme për shëndetin publik”.