Kurti thirrje presidentit të mos e zhagis procesin drejt zgjedhjeve
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit dhe për datën e zgjedhjeve të reja.
Kurti ka thënë se e kanë lutur Ramush Haradinaj që të mos rrijë afër ‘Gjarprit’
“E kemi lutur Kryeministri Haradinaj të mos e mbështesë demarkacionin me Malin e zi ai na shpërfilli, e kemi lutur Kryeministrin të na e mbështesë mocionin opozitar që ia ndalon të mos i jap Thaçit mundësinë të bëjë negociata për territorin e shtetit, prapë na ka shpërfillur”.
Kurti tha se Kosova ende nuk e ka një rezolutë që ia pamundëson Presidentit të bëjë pazare me territorin e vendit.
Albin Kurti u shpreh se Hashim Thaçi duhet të na thërrasë vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe kaq.
“I bëj thirrje Presidentit të mos e zhagis procesin drejt zgjedhjeve të lira dhe demokratike”
Kurti u shpreh se po i mobilizojnë strukturat partiake dhe po përgatiten për zgjedhje të reja
“Edhe letra e dorëheqjes së Kryeministrit ishte fillim i fushatës elektorale, sepse Kosova ka nevojë për qeveri të re që sjell barazi dhe mirëqenie për qytetarët” ka përfunduar Kurti. /FaktePlus