Kurti takohet me drejtorin rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion, Manfred Profazi.
“Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ishin në qendër të takimit të sotëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Drejtorin Rajonal të IOM-it për Evropën Juglindore, Evropën Lindore dhe Azinë, Manfred Profazi.”
Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracion.
Në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë për zhvillimin e politikave në fushën e menaxhimit të migracionit, si dhe forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të institucioneve të përfshira në këtë fushë.