“Kurti, Sveçla e Abazi të përgjigjen para drejtësisë pse shkuan tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK”
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se, sic i quan ai ‘grupi i Kurtit duhet të dalin para drejtësisë dhe të tregojnë pse kanë qëndruar tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK’.
“Dua ta përmendi edhe një argument, vizita e zotit Kurti, Sveclës dhe Haki Abazit në dhomën e përgjimeve në PTK, është shkelje flagrante. Në atë dhomë mund të futet vetëm prokurori, kryeprokurori. Cili do të jetë nesër pozicioni i njerëzve që i kritikojnë. Për tri ditë e kanë ndalur kamerën dhe kanë qenë aty, zoti Kurti, zoti Svecla dhe Haki Abazi. Është shkelje flagrante shkuarja fshehtas në dhomën e përgjigjimevë në PTK, duhet të përballet me drejtësinë”, ka thënë ai.
Thaçi: Grupi i Kurtit – Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe të tjerët të dalin para drejtësisë.
Presidenti Hashim Thaçi thotë se grupi i Kurtit duhet të përballet me drejtësi. Ja deklarata e tij:
“Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me aktivitete joligjore, kanë ndodhur keqpërdorime dhjetëra miliona euro nga Ministria e Vitisë, bërja publike nga punëtorja e ministrisë së Albulena Haxhiut, edhe kërcënimin me jetë me atentant për zotin Pacolli dhe fluturaken e tij, të gjitha këto janë një strukturë e organizuar kundërligjshëm dhe në mënyrë kriminale. Ju duhet të jeni të lumtur që po flas e nuk po heshti, unë do të isha i papërgjegjshëm nëse do heshtja, kam obligim t’i ruaj institucionet demokratike”, tha ai.
Thaçi: Kryeministër më të dobët e më të pa ditur se Albin Kurti nuk kam pa kurrë