Kurti si PAN-i, Hysenin e bën drejtor të ndërmarrjes publike ani pse nuk u bë deputet
Qeveria e shkarkuar nga 84 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe e drejtuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte i ka marrë shumë vendime. Disa nga këto vendime kanë të bëjnë me shkarkime dhe emërime të bordeve të Ndërmarrjeve Publike.
Njëri vendim që është marrë në këtë mbledhje ka të bëjë me shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina”.
Menjëherë pas shkakrimit, Albin Kurti e ka emëruar bordin e përkohshëm të kësaj Ndërmarrjeje. Ky emërim është bërë fare pa konkurs dhe fare pa konsulltë me kompaninë britanike që ishte caktuar për të mbikqyrur procesin e të përzgjedhurve.
Kryesues i këtij Bordi dhe drejtor është vendosur një ish kandidat i VV-së për deputet, Mentor Hyseni.
Vendimi tjetër i sotëm i Kurtit është shkakrimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës.