Kurti shkarkon gruan e Bekë Berishës
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme ka votuar për shkarkimin e bordit të Telekomit.
Anëtarët e bordit të shkarkuar janë Besa Shatri, Skender Hoti, Shkelzen Ibrahimi, Sead Ujkani dhe Suzana Andjelkovic.
Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, para kabinetit qeveritar bëri me dije se Telekomi është në prag të falimentimit, andaj duhet vepruar.
“Është në gjendje të rëndë financiare dhe operative. Ndodhet në prag të falimentimit. Në këto rrethana si ministre përgjegjëse konstatoj nevojën për veprim të menjëhershëm të Qeverisë. Shkarkohet bordi dhe emërohet bordi i ri”, tha ministrja Hajdari.
E njëra nga anëtaret e shkarkuara është edhe Besa Shatri, e cila është gruaja e deputetit të AAK-së, Bekë Berishës.
Shatri kishte qenë në listën e ngushtë tek komisioni dhe britanikët, madje ishte njëra nga më të poentuarat. E renditur sipas pikëve në procesin e rekrutimit, në listën që e ka dorëzuar komisioni në kuvend ajo kishte dalë e para, ndërsa në rekomandimet e britanikëve figuronte e katërta.