Kurti: Serbia ta ekstradojë Radojiçiçin
Serbia duhet ta ekstradojë Millan Radoiçiç, njërin nga të dyshuarit për vrasje të Oliver Ivanoviqit, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një intervistë për gazetën malaziase “Pobjeda”.
Kurti në intervistë ka thënë se vrasja e Oliver Ivanoviqit duhet të sqarohet, dhe se duhet të hetohen të gjithë të dyshuarit dhe dëshmitarët, por edhe që Serbia duhet t’ia ekstradojë Kosovës Millan Radoiçiqin, njërin prej të dyshuarve në këtë rast.
“Dihet kujt i ka penguar Ivanoviq dhe kush e ka likuiduar”, pretendon Kurti pa precizuar për kë bëhet fjalë, transmeton Kossev.
Duke folur për idenë e kufizimit, Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e do kufizimin në mënyrë që ta ndajë Kosovën, e pastaj edhe kufizim me kroatët për ta ndarë Bosnjën dhe Hercegovinën.
“Gjithë kjo i kishte shërbyer Rusisë ashtu që ajo, pas dy grusht shteteve të dështuara në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, do të ishte kthyer në rajon, por tani me ndihmën e konfliktit të ri të armatosur në mes të Kosovës dhe Serbisë. Është e qartë se ai konflikt të ri eventual nuk do të mund të lokalizohet”, ka sqaruar Kurti, duke shtuar se si ky është qëllimi i fundit i kufizimit.
Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka shkëmbim territoresh pa gjakderdhje.
Kur bëhet fjalë për presidentin e Kosovës për të cilin thotë se ka zhvilluar negociata të fshehta me Aleksandar Vuçiqin dhe se ka nënshkruar disa marrëveshje të dëmshme me Serbinë, Kurti konsideron e karriera politike e Thaçit është në perëndim.
“Thaçi ka pasur dy vjet për idenë e vet, gjegjësisht idenë e Vuçiqit të shkëmbejnë territore”, ka thënë Kurti.
Kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut, edhe këtë herë ai ka përsëritur se prioriteti i tij do të jetë biseda mbi atë se çfarë është arritur nga negociatat e kaluara, dhe ka shtuar se ekziston nevoja për dialog me Brukselin për dialog me Serbinë.
Sa i përket “mini Shengenit”, Kurti edhe një herë ka përsëritur se ideja e presidentit të Serbisë dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut është e papranueshme për Kosovën.
Është e qartë se Serbia dëshiron një platformë të re e cila nënkupton zgjerimin e saj, dhe kërkon mënyra që ta formojë Jugosllavinë e katërt, ka thënë Kurti dhe ka shtuar se Shqipëria nuk duhet ta injorojë politikën serbomadhe të Serbisë, interesat e saj hegjemoniste, të kaluarën e saj politike në përgjithësi ndaj shqiptarëve, e sidomos ndaj Kosovës.
Ai konsideron se çdo bashkëpunim i Shqipërisë me Serbinë duhet të ketë si kusht raportin e Serbisë ndaj Kosovës.