Kurti se ka në agjendë takimin me Thaçin
Gjatë ditës së djeshme është raportuar që presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka dërguar ftesë kryeministrit Albin Kurti për një takim gjatë ditës së sotme.
Por, pavarësisht kësaj, kryeministri Kurti nuk ka planifikuar një takim të tillë, përcjell FaktePlus.
Kjo bëhet e ditur edhe nga agjenda e kryeministrit për ditën e sotme, e në të cilën nuk shkruan fare për një takim të mundshëm me presidentin Thaçi.
Agjenda e plotë:
Kryeministri Albin Kurti pret në takim Ambasadorin e Japonisë në Kosovë, SH.T. Akira Mizutani.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 12:15
Kryeministri Albin Kurti viziton Shoqatën e të Burgosurve Politik.
VENDI: Selia e Shoqatës së të Burgosurve, Prishtinë
KOHA: 13:30/FaktePlus