Kurti njoftohet për situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi në Suharekë
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, e ka vizituar Komunën e Suharekës, për të bashkëbiseduar me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, për situatën e krijuar nga Coronavirusi COVID-19.
Pjesë e delegacionit nga Qeveria ishte edhe ministrja në detyrë Emilia Rexhepi nga MAPL.
Kryetari Muharremaj dhe kryeministri Kurti pas takimit, janë prononcuar për media.
“Sot prita Kryeministin në detyrë të Republikës së Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministren Emilija Redžepi. E njoftova për situatën aktuale në Komunën e Suharekës, e po ashtu me numrin e të infektuarve me virusin COVID-19. Po ashtu e kam njoftuar për të gjitha masat që i kemi marrë edhe si Shtab Emergjent, dhe ecurinë e veprimeve të nevojshme për zbatimin e vendimeve”, ka thënë kryetari Muharremaj.
Ndërsa kryeministri Kurti, ndër tjerash ka thënë : “jemi duke i vizituar Komunat e Kosovës, për të parë se si po e përballojnë këtë situatë nga Covid-19, biseduam me kryetarin për menaxhimin e situatës nga Shtabi Emergjent i Komunës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm për ta menaxhuar sa më mirë situatën”.