Kurti niset për Qeveri, paralajmëron një vendim me rëndësi
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është nisur pak minuta më parë për në ndërtesën e Qeverisë për të marrë pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar.
Kurti nuk ka komentuar zhvillimet politike, por ka thënë se në mbledhjen që do të mbahet tani do të merren vendime me rëndësi.
“Kemi mbledhjen e Qeverisë dhe aty do të marrin disa vendime të rëndësishme, e njëri nga vendimet me më rëndësi do të jetë ndarja nga 30 mijë euro për familjet e minatorëve që humbën jetën dje në minierë”, tha Kurti.
Dy minatorë, inxhinieri Haki Arifi e xehetari Idriz Gërbeshi, vdiqën sot nga shembja e dheut në horizontin e katërt, punishtja 24/9, në minierën e Artanës./FaktePlus