Kurti niset për në Dallas, do të takohet me komunitetin shqiptaro-amerikan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është nisur nga San Francisko i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për në Dallas.
Ai është duke qëndruar nga e premtja e javës së kaluar atje për vizitë zyrtare.
“Nga San Francisko vazhdojmë për Dallas për takime me komunitetin shqiptaro-amerikan investitorë potencial, e rreth energjisë e mbrojtjes”, ka shkruar Kurti në një story të publikuar në rrjetin social Instagram.