Kurti nga mbyllja e fushatës në Prishtinë: Një kërkesë e kam, më lejoni t’iu shërbej
Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se vendi ka nevojë për qeverisje të re e cila e bën dallimin mes Qeverisë dhe Shtetit.
“Unë askujt asnjë borxh nuk ia kam. Kam ardhur këtu para juve pa borxhe, pa kredi, pa favore. Nuk kam tatim a shërbim të papaguar ndaj shtetit, për punën, banesën apo jetesën. Ju kam borxh aq shuam juve, qytetarëve të këtij vendi. Ky është një borxh që nuk ua lajë prandaj dua t’ju shërbej gjithnjë e përgjithmonë ku të doni ju”, ka thënë Kurti në tubimin përmbyllës elektoral në Prishtinë.
“Gëzimi e kënaqësi imja është që t’ju shërbej. Më lejoni t’ju shërbej, këtë kërkesë e kam, asnjë tjetër, asnjë herë tjetër, asnjë kërkesë. Nuk ka sfidë që mund të na frikësojë sepse në jemi bashkë”.
“Të dielën, ju lutem, herët me mëngjes zgjohuni me diell sepse erdhi dita dhe votoni sikur historia varet prej jush. E ardhmja fillon me 6 tetor. Mos rrezikoni me partitë e tjera. Vetëvendosjen e keni të sigurt. Dera e sa ardhmes e ka numrin 126”.
Kurti ka thënë se numrat e dyerve tjera janë numra të dyerve rrotulluese që kthejnë në të kaluarën”.
“Prandaj ejani në të ardhmen që fillon me 6 tetor me derën numër 126. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do t’i bashkojë njerëzit pa dallim, do t’ia shtrij dorën e bashkëpunimit opozitës së ardhshme për përparimin e shoqërisë dhe mbrojtjen e Republikës”.