Kurti nesër mbanë mbledhje të qeverisë – pritet të takohet me shefin e KFOR-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thirrur nesër që në orën 16:00 të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.
Sipas këtij njoftimi thuhet se kryeministri Kurti para mbledhjes do të ketë edhe dy takime tjera.
Në orën 08:40, Kurti në zyrën e tij pritet ta takojë, Komandantin e KFOR-it, Michael Risi dhe në ora 10:00 pret zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.