Kurti në zbulimin e shtatores së Vokrrit: Kur Fadili hynte në 16 metërsh bëhej o gol o penalti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në zbulimin e shtatores së legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.
Në fjalën e tij, ai tha se për të është thënë shumë qysh kur u nda nga jeta, prandaj ai deshi që të flasë për të nga kujtimet e tij personale, njofton Klan Kosova.
“Dua të flas siç e njoh dhe e mbaj mend unë. Një karrierë brilante në dy forma. Fillimisht, Fadilin e njogim si futbollist të talentuar e të suksesshëm që përgjatë viteve të 80-ta preku majat e suksesit në sport. Në po atë periudhë Fadili ishte krenaria e gjithë Kosovës. Atëherë kur në Kosovë ishin gjërat shumë të vështira, Fadili u shpall futbollisti më i mirë në Jugosllavi”.
“Kur e merrte topin afër 16 metërshit i gjithë stadiumi ishte në këmbë e kur shënonte të gjithë ishin në ajër. Kjo shtatore këtu është ai momenti kur Fadil Vokrri e merrte topin në 16 metërsh në shikimin drejt lojtarëve që do t’i driblonte dhe kur ai hynte në 16 metërsh bëhej o gol o penalti”.