Kurti në mbledhjen e qeverisë pritet ta shkarkojë Bordin e Infrakosit
Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin pritet të mblidhet sot në orën 16:00.
Në rendin e ditës është edhe “Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos”.
Në rend dite parashihet të jenë 5 pika.
Në rendin e ditës në mbledhjen e Qeverisë, është edhe shqyrtimi i propozimit të vendimit për ndarjen e mjeteve financiare si mbështetje për Republikën e Shqipërisë, për qëllim të ndihmës në sanimin e dëmeve pas tërmetit.