Kurti: Ne do të bëjmë rokada, jo përjashtime nga puna
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka mohuar që do të spastrojë administratën.
“Ne do të bëjmë gjithçka që të kemi rokada e jo përjashtime, nuk besoj se administrata civile nuk është e aftë për diçka tjetër”, ka sqaruar Kurti.
Sipas tij, do të rritet numri i inspektorëve.
“Nuk duam të përjashtojmë askë, pasi shpëtimi i Kosovës nuk bëhet përmes përjashtimit”, ka thënë Kurti.