Kurti: Na ka marrë malli për kafe e makiato me shoqëri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një video-mesazhi i është drejtuar qytetarëve duke u kërkuar durim dhe vetëdisiplinë për të tejkaluar krizën e pandemisë Covid-19.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se virusi Korona është duke testuar shtetin dhe shoqërinë tonë, por edhe gjithë njerëzimin.
Kurti ka shtuar se roli i solidaritetit mes shteteve dhe organizatave ndërkombëtare po shtohet gjithnjë e më shumë.
Ai ka përmendur ndihmën monetare nga BE-ja dhe SHBA-ja.
“Na ka marrë malli për kafe e makiato me shoqëri, por nuk duhet ta paguajmë atë në spital sepse është çmim i shtrenjtë”, ka thënë ai