Kurti: Me Thaçin takohem vetëm nëse më referohet si kryeministër
Kryeministri Albin Kurti pas takimit me Shoqatën e të Burgosurve Politik është deklaruar për medie.
Kurti ka treguar se do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, vetëm nëse presidenti i referohet si kryeministër.
“Unë kam kërkuar që para se të shkojë në konferencë në Munih të takohemi dhe të bisedojmë sa i përket politikës së jashtme”.
“Ai është përgjigjur shumë më vonë kësaj ftese në kuadër të takimeve me liderët politik në mënyrë që mospajtimet t’i mbajmë të brendshme dhe mos t’i shprehim publikisht jashtë vendit dhe ne duhet të takohemi si krerë institucionesh”.