Kurti me Sveçlën e vlerësojnë punën e policëve në kohën e koronavirusit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Policinë e Kosovës, Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Lokal. Në këtë vizitë Kurti ka qenë i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së MPBAP-së, Xhelal Sveçla
Kurti e Sveçla u pritën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, rashit Qalaj.
“Kryeministri Kurti u njoftua nga eprorët e lartë të Policisë së Kosovës, për angazhimet që janë duke i bërë sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe për funksionet që ka qendra operative e Policisë, në monitorimin dhe e mbulimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, thuhëet në njoftimin e policisë.
Kurti ka vlerësuar policinë për punën në kohën kur Kosova po ëprballet me virusin Covid-19.
“Më ketë rast Kryeministri Kurti, falënderoi të gjithë zyrtarët policor, që në këtë situatë pandemike të koronavirusit (COVID-19), që ka përfshirë vendin tonë, janë duke treguar guxim dhe dije në menaxhimin e situatës dhe njëkohësisht duke u kujdesur edhe për sigurinë e qytetarëve të Kosovës”, thekson njoftimi.