Kurti lë pa punë edhe mikun e Ferat Shalës
Vendimet e qeverisë Kurti gjatë të mërkurës lanë pa punë shumë zyrtarë të institucioneve publike.
Pas vendimeve që kjo qeveri kishte marrë, për shkarkimin e Bordit të Telekomit, edhe sekretari i përgjithsëm i Administratës Publike Artan Berisha është shkarkuar.
Berisha është miku i afërt i ish- zëvëndësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe deputetit nga rradhët e PDK-së Fehrat Shala. Berisha njëherit është edhe djali i vëllait të deputetes Sala Berisha-Shala, postin e sekretarit në MAP e ka mbajtur për disa vite.
Me vendimin e mbledhjes së 73 të Qeverisë nr.06/73, të datës 5.2.2016, Arton Berisha është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike.
Berisha nga viti 2008 deri në vitin 2010, ka punuar në pozitën e zyrtarit, përkatësisht të ushtruesit të detyrës së drejtorit të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, kurse nga viti 2010, në Ministrinë e Administratës Publike punoi në pozitën drejtor i Zyrës për Prokurim Publik
Siç duket qeveria e re ka vendosur t’i lëkund rahatinë e njerëzve nga pozitat zyrtare.