Kurti: Kosovës nuk do t’i mungojë kurrë, as mielli e as ushqimet tjera
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh nga Kryeministria prej ku ka folur rreth situatës me koronavirus në vend.
Teksa jemi në ditën e 16 prej kur është regjistruar rasti i parë me Covid-19, Kurti thotë se që nga dita e parë kanë kërkuar nga qytetarët që këtë situatë ta marrin me qetësi me kujdes dhe higjienë të shtuar por pa panik,
Kurti në këtë video-mesazh njoftoi se qytetarëve nuk do j’u mungoi asgjë.
“Dëshiroj t’ju njoftoj, me garanci të plotë, se Kosovës nuk do t’i mungojë kurrë, as mielli, as ushqimet tjera, dhe asgjë të cilën e kemi patur përpara. Tregtia po vazhdon njësoj si më parë dhe nga doganat kemi informacion se mallrat që po hyjnë në Kosovë sa vijnë ë po shtohen”
Mes tjerash Kurti tha se izolimi është e vetmja mënyrë që bota ka mungesë të vaksinës.
Bashkarisht të disiplinuar, ngadhënjejmë të gjithë!
Bashkarisht të disiplinuar, ngadhënjejmë të gjithë!
Julkaissut Albin Kurti Sunnuntaina 29. maaliskuuta 2020