Kurti: Kosova, fener i demokracisë në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Kështu është shprehur ai gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e diplomimit të programit master, dega Të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim, në universitetin Global Campus of Human Rights, në qytetin e Venecias.
Nëpërmjet një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se në fjalimin e tij e përmendi se ky fund i vitit akademik përfshin dy momente historike: “75-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale për të Drejtave të Njeriut, dhe hera e 20-të që studentët e programit EMA vizituan Kosovën për të mësuar nga dora e parë për përparimin e vendit tonë që nga çlirimi në vitin 1999”.
“Siç u thashë të diplomuarve, këto momente historike nuk janë të palidhura: Ashtu si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut simbolizonte triumfin përfundimtar të shpirtit njerëzor mbi të këqijat e tmerrshme të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, po ashtu edhe Republika e Kosovës përfaqëson kulminacioni i një udhëtimi të jashtëzakonshëm nga thellësitë e represionit, aparteidit dhe gjenocidit në atë që jemi bërë tani: fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, ka shtuar ai.