Kurti: Kosova ende shtet i kapur, hardisku nuk ka regjistruar bisedën në Këshillin e Sigurisë
Kryeministri Albin Kurti sot disa herë në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se më 17 mars në takimin e Këshillit të Sigurisë është tentuar të bëhet puç ndaj shtetit, me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kërkesë kjo e presidentit Hashim Thaçi.
Kryeministri Kurti ka thënë se sapo ka kuptuar se nuk është regjistruar biseda në Këshillin e Sigurisë ku present ishte edhe presidenti Thaçi.
“Hardisku nuk ka regjistru bisedën me Këshillin e Sigurisë. Hardisku nuk e përmban atë mbledhje, se u deklarova se ka qenë tentim puqi në Kosovë me 17 mars. Pra Kosova vazhdon të jetë i kapur, nuk ka ndryshuar as arsimi, as ekonomia”, tha Kurti.
Kurti tha se nuk e ka pasur në mendje ta nxjerrë transkriptin, por që një ditë do të dale, por se tani nuk dihet nëse do të ndodhë pasi hardisku nuk ka regjistruar takimin.
Por deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i tha kryeministrit se nuk guxon të bëhen publike transkriptet e Këshillit të Sigurisë.
“Mbledhjet e tilla janë konfidenciale, as telefoni as letra nuk lejohen, veç një letër e bardhë. Nuk lejohet, nëse bëhet, bëni shkelje ligjore”, tha Kurti.