Kurti: Kam informacione që egziston marrëveshja e gatshme me Serbinë
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është shprehur i prerë që nuk do ta largojë taksën pa vendosjen e reciprocitet, qoftë edhe në mënyrë graduale.
Sipas tij, mbajtja e tarifës pa reciprocitet është ekstrem.
“Edhe heqja e plotë e tarifës 100% pa e vendosur dhe përmendur reciprocitetin është ekstrem. Ne duhet të jemi kundër dy ekstremëve. Duhet të jemi normal. Jam i bindur që ka një qëndrim normal, ky është zëvendësimi i tarifës me reciprocitet. Ka një qëndrim sublim, zëvendësimi gradual i tarifës me reciprocitetin”, ka thënë ai.
Më tej, Kurti tha se nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe fillim të dialogut, kjo është gënjeshtër.
“Po e ritheksoj, ose krejt ose hiq, ose tash ose kurrë, nuk bën. Është e domosdoshme që të ikim nga këto pozicione ekstreme. Bëhet fjalë për heqje të tarifës dhe mbyllje të dialogut dhe një marrëveshje të gatshme midis dy presidentëve. Ajo cka po kërkohet që të thyhem unë si kryeministër në mënyrë që të marrë fuqi ai që ka bërë marrëveshjes sekrete”, deklaroi ai.
“Jam i bindur që ka marrëveshje të gatshme. Nga shoqërimi 2 vjeçar e gjysmë në sofrën e shkëmbimit territorial, aty ka një ujdi. Pra duhet të thyhet kurrizi i kësaj qeverie, unë si kryeministër i ri, e pastaj të thuhet në rregull. Unë them jo. Është gabim pozicionimi ekstremist. Mua nuk më pëlqen çka po ndodhë. Mirëpo ajo çfarë mundë të ndodhë është se të hiqet taksa pa reciprocitet është gabim historik”, është shprehur ai./FaktePlus