Kurti ka biseduar me Grenell dhe i është përgjigjur telefonatës së O’Brien
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Po ashtu, Kurti ka biseduar edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien.
Burime nga zyra e kryeministrit Kurti kanë thënë se shefi i Qeverisë nuk ka mundur t’u përgjigjet thirrjeve telefonike që kanë ardhur mbrëmë rreth mesnatës nga Ambasada amerikane.
“Mbrëmë kur e kanë kontaktuar rreth mesnatës nga ambasada amerikane nuk ka mundur të përgjigjet, por atë bisedë e ka zhvilluar para një ore e gjysmë. Pra, me ambasadorët O’Brien dhe Grenell”, kanë thënë për kallxo.com nga Zyra e kryeministrit Kurti.