Kurti: Jemi afër marrëveshjes me LDK-në
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur lidhur me negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës.
Albin Kurti nga VV ka thënë se janë afër marrëveshjes me LDK-në.
”Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se ”do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin”. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë”.
”Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dh eta ngrisim në këmbë Republikën e Kosovës”.
Ku qëndrojnë negociatat për marrëveshje mes VV-së e LDK-së?
”E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i intertesuar”.
”Të enjten e 9 janarit na është thënë ”do të pyetet Këshilli i LDK-së për propozimin tonë”, ka thënë Kurti për Klan Kosovën.
”Ne do ta dërgojmë propozimin tonë, por po përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodhë, pas marrëveshjes që do ta arrijmë me LDK-në”.
”Nga takimi më 6 janar të hënën bëhen 2 javë, dhe po përpiqemi që pas kësaj kohe të shkojmë bashkë me marrëveshjen. Dëshiroj që Qeveria jonë të jetë qeveri e shumicës ku bënë pjesë VV e LDK”.
”Populli ka pasur të drejtë më 6 tetor dhe Kosovën e presin ditë mira në vijim. Ne jemi për marrëveshje e cila do ta bëjë Qeverinë e re të paparë në Kosovën e pasluftës”./FaktePlus