Kurti i shkon në takim Thaçit pa emrin e mandatarit të Qeverisë
Kreu i VV-së Albin Kurti nuk i ka dorëzuar emrin e kandidatit për kryeministër, presidentit Hashim Thaçi që ky i fundit ta mandatoj atë.
Nuk i zgjatën duart me njëri tjetrin por të dytë u dakorduar që të ketë kohë shtesë për dërgimin e këtij emri.
Kurti pas këtij takimi 5 minutësh, para gazetarëve tha se me kryesinë e Vetëvendosjes do t’i dërgohet presidentit me shkresë, emri i kandidatit për kryeministër.
Ndër të tjera Albin Kurti e ka konsideruar punë të kryer çështjen e kreut të Kuvendit të Kosovës, që sipas marrëveshjes së parë i takonte LDK-së.
Ai ka folur edhe për vazhdimin e bisedimeve me LDK-në, ku ka thënë se ju ka lënë vende të zbrazëta.
Ndryshe dy ftesat e para, të cilat i ka dërguar presidenti Thaçi, më 27 dhjetor të vitit 2019, janë refuzuar nga Kurti, ndërkaq ndaj ftesës së tretë të presidentit, të dërguar më 30 dhjetor, për një takim të mundshëm me 31 dhjetor në orën 10:00, Kurti sërish e kishte refuzuar takimin e propozuar për datën 31 dhjetor dhe kishte propozuar datën 6 janar për zhvillimin e takimit.