Kurti i përgjigjet Thaçit për takim
Pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi se kryeministri Albin Kurtia ia ka refuzuar ftesën për sot në orën 10, 11, 12, ky i fundit i është përgjigjur.
Në një përgjigje nga Zyra e kryeministrit, thuhet se “Kurti është i gatshëm për të premten pasdite”.
“I jemi përgjigjur ftesës së tij të sotme. Sot kryeministri është i zënë, ndërsa të premten pasdite është i lirë”, thuhet në përgjigje.