Kurti i buzëqeshur pas rrëzimit të Qeverisë së tij (FOTO)
Kurti sot gjatë gjithë ditës ka qenë i heshtur sa i përket humbjes së pozitës si i pari i ekzekutivit, por asistentët e tij kanë publikuar një fotografi me të para pak minutash, shkruan lajmi.net.
Arianit Beqiri, Valë Gjonbalaj Azemi dhe Arta Berisha kanë publikuar një fotografi mbi të cilën kanë shkruar: “Ne asistentët bashkë me kryeministrin.”
Sot, në Kuvendin e Kosovës është votuar qeveria e re në krye me Avdullah Hotin me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.