Kurti heq pjesërisht taksën, shpërthejnë hajgaret: Del ilaçi Grenell 800mg, me efekt të rrufeshëm
Propozimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës 100 për qind të vendosura ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës, ka ngjallur reagime të shumta.
Fillimshit Kurti kishte thënë se taksa do të hiqet porsa të vendoset reciprocitet, gjë kjo që nuk ndodhi pavarësisht deklarimeve të njëpasnjëshme të kreyministrit.
Administrata Amerikane në vazhdimësi kishte kërkuar që taksa të hiqet dhe të mos vendoset masa e Reciprociteti. E më i zëshëm për këtë ishte i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Richard Grenell.
Tani kur Kurti ka vendosur që të mos ketë Reciprocitet ndaj Serbisë, kanë filluar edhe talljet në rrejtet sociale.
Një ndër to është edhe kjo fotografi në të cilën shihet një barnë që shkruan ‘Grenell 800 mg’ dhe ‘ndikon shpejt si rrufeja’.
Kujtojmë që Kurti në konferencë tha se ka marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët.