“Kurti është i vetmi politikan që pa asnjë skrupull pat thënë “Hashim shko në Hagë” për krimet e UÇK-së
Ish- bashkëpartiaku, i Albin Kurtit, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë, Kurti, i cili ka akuzuar pjesëtarët e UÇK-së që kanë vrarë 1000 serbë gjatë kohës së luftës.
Molliqaj, ka thënë se Kurti e ka njohur Shkëlzen Gashin dhe ia ka ditur këto qëndrime, përcjell Insajderi.
Sipas tij, Kurti është i vetmi politikan që pa asnjë skrupull pat thënë ”Hashim, shko në Hagë”, për krimet e UÇK-së për të cilat flet Dick Marty gjithmonë.
Postimi i tij i plotë:
Është Albin Kurti
Albin Kurti e ka njohur Shkëlzen Gashin, ia ka ditur këto qëndrime. Për sa kohë nuk jemi në gjendje ta kuptojmë VV-në ideologjikisht, thjesht do të flasim për njerëzit vërdallë Kurtit, pa kuptuar asgjë.
Kur e konsideron veten kusht për historinë, s’ka të vërtetë përtej teje. Bëhesh i ftohtë në përdorimin e mjeteve dhe secila kauzë është e vlefshme aq sa të shërben. Ky është Albin Kurti, është instrumentalizimi i skajshëm që duhet kritikuar. Kurti është i vetmi politikan që pa asnjë skrupull pat thënë ”Hashim, shko në Hagë”, për krimet e UÇK-së për të cilat flet Dick Marty gjithmonë. Pse? Sepse ashtu i leverdis luftës së tij politike. Kur i leverdiste ndryshe, thoshte se nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së në Hagë.
Haki Abazi, Shkelzen Gashi, Agim Bahtiri, Mimoza Kusari, Taulant Kryeziu…Çfarë kanë të përbashkët këta emra, me VV-në që e keni njohur? Asgjë. Por, këta emra nuk janë aksidente, në fakt janë tregues I instrumentalizimit të skajshëm. S’kanë rëndësi bindjet sepse Kurti nuk njeh subjekte. E rëndësishme është të shërbesh. Servilët këtë punë e bëjnë.
2