“Kurti është i shkarkuar, nuk ka mandat për të krijuar ekipe dialogu”
Ish-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj po thotë se qëndrimi i Aleancës për dialogun është i qartë, e se nuk është ky një proces që i takon një partie të caktuar politike.
Nitaj në Facebook ka shkruar se Albin Kurti është kryeministër i shkarkuar dhe shton se nuk ka mandat për krijimin e ekipeve për dialog.
Ai thotë se pavarësisht se kush do të jetë në krye të qeverisë, AAK do t’i ofrojë mbështetjen.
Sipas ish-deputetit dialogu duhet të drejtohet nga një qeveri e votuar dhe jo një e shkarkuar.
Qendrimi i AAK-se per dialogun ka qene i qarte tash e sa kohe. Dialogu nuk eshte nje proces qe i takon nje partie…
Julkaissut Muharrem Nitaj Torstaina 9. huhtikuuta 2020