Kurti emëron zëvendësministrin e ri në Ministrinë e Financave dhe Transfereve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Ilir Aliun, Zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.
Kryeministri ka uruar Aliun për pozitën në këtë institucion dhe ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar në të ardhmen për çështje relevante, në shërbim të qytetarëve.